Panariti vizitoi edicionin e 12-të, të panairit për “Ditën Kombëtare të Vajit të Ullirit”

panairMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, vizitoi edicionin e 12-të, të panairit për ‘’Ditën Kombëtare të Vajit të Ullirit’’, të organizuar nga USAID, Bashkia Tiranë, Shoqata Kombëtare e Vajit të Ullirit dhe AAC-Lushnja.

Në këtë aktivitet konkurruan 20 prodhues, çka tregon edhe për rritjen e ndërgjegjësimit për vlerësimin e cilësisë. Ministri Panariti vlerësoi me çmimin e parë, Vajin e Ullirit Musai, si vaji më i mirë ekstra i virgjër në Shqipëri për vitin 2016, për cilësitë e jashtëzakonshme dhe për praninë e tij në tregjet ndërkombëtare.

Ky vlerësim erdhi pas një përzgjedhje për cilësinë nga Insitituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, i cili analizoi 19 kampionë nga vajrat më cilësorë shqiptarë. Nga këto vajra, Instituti përzgjodhi 16 si më cilësorët. Më pas, paneli i ekspertëve kombëtarë të vajit të ullirit vlerësoi me çmimin e parë Vajin Musai, bazuar në cilësi e shije. Vendi i dytë i shkoi Shpresa Shkallës prodhuese e vajit Shkalla nga Lundra e Tiranës, ndërsa vendi i tretë Rakip Iliazit, të vajit Iljazi nga Delvina.

Mbi 20 shoqëri përpunuese të ullirit për vaj, nga treva të ndryshme të vendit, morën pjesë në “Panairin e Vajit të Ullirit Shqiptar”, që u organizua nga USAID, Bashkia e Tiranës, Shoqata e Vajit të Ullirit Shqiptar dhe projekti bujqësor në Lushnje, në sheshin “Vëllezërit Frashëri”, në Tiranë.

Shqipëria ka mbi 10 milionë pemë ulliri dhe rreth 150 punishte për përpunimin e ullirit për vaj. USAID dhe AAC-Lushnja po punojnë me fermerë dhe përpunues për të rritur sasinë e vajit për konsumatorët e brendshëm dhe për eksport.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al