Panariti viziton fabrikën e ambalazheve metalike në Drenovë:Ky investim ofron mundësi për punësim për banorët e zonës

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti
vizitoi fabrikën e ambalazheve metalike në Drenovë, në Korçë.
Në fjalën e mbajtur Panariti theksoi se ky është një investim shumë i rëndësishëm për zonën e Korçës që ofron punësim për banorët e zonës.
“Është i vetmi investim i këtij lloji në Shqipëri. Ambalazhi metalik i prodhur nga kjo kompani shërben për paketimin e prodhimeve të bulmetit dhe vajrave vegjetal”, është shprehur Panariti.
“Në bisedën që pata me drejtuesit e saj, ata më siguruan për zgjerimin e gamës së produkteve dhe për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.
Një investim i mençur i cili dëshmon se idetë e mira gjejnë terren dhe zbatim në tregun vendas”, ka vijuar ministri.

(Burimi:Integrimi.al/ Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al