Panariti-Wenzel: Monitorim i produkteve bujqësore dhe mbështetje për zhvillimin e sektorit të akuakulturës

panaritiMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, zhvilloi sot në ambientet e ministrisë, një takim me Ministrin e Mjedisit të Gjermanisë, Stefan Wenzel, i cili shoqërohej nga një grup specialistësh dhe përfaqesues OJQ të cilët operojnë në fushën e mbrojtjes mjedisore dhe të akuakulturës. Në fokus të këtij takimi ishin bisedimet mbi strategjinë e zhvillimit të bujqësisë shqiptare në vitet e fundit.

Pasi bëri një ekspoze të përgjithshme mbi gjëndjen dhe prespektivat e bujqësisë shqiptare, përsa i përket zhvillimit dhe problematikat që përballen sektorët bujqësorë në procesin e integrimit europian, ministri Panariti kërkoi mbështetjen gjermane për sektorin e akuakulturës, në veçanti për monitorimin e mbetjeve në prodhimet e detit.

Panariti nënvizoi nevojën e ekspertizës gjermane , pasi mbështetja dhe eksperienca e tyre , do të jetë një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në zhvillimin e kërkimit shkencor në sektorin e akuakulturës dhe administrimit të ujerave.

panariti.`1 jpgSipas ministrit të Bujqësisë një nga çështjet që kërkon një vëmendje të menjëhershme është edhe parandalimi dhe menaxhimi i sëmundjeve të reja infektive, si dermatoza nodulare, të cilat janë shfaqur vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimaterike. Kërkojmë më shumë investitime gjermanë në bujqësi, u shpreh Panariti, duke theksuar rëndësinë që ka marrë ky sektor vitet e fundit si kontribues kryeqesor në ekonominë e vendit dhe në uljen e papunësisë.

Nga ana e tij, ministri gjerman Stefan Wenzel, është treguar i impresionuar nga progresi i bujqësisë shqiptare në vitet e fundit, duke e cilësuar zhvillimin e saj si një realitet të prekshëm dhe të matshëm. Në fjalën e tij ministri Wenzel , theksoi gjithashtu se produktet ‘’made in Albania’’, janë tashmë prezente në tregjet europiane duke plotësuar kështu kërkesat për cilësi dhe siguri sipas standardeve që këto tregje kërkojnë.

Ai siguroi ministrin Panariti se, së bashku me stafin e tij do të shohi me vëmendje mundësinë për mbështetje në përmirësimin e zhvillimit të metejshëm të sektorit bujqësor në Shqipëri, duke u ndalur specifikisht në sektorin e akuakulturës. Duke patur parasysh se Shqipëria tashmë pritet të plotësojë kushtet të parashikuara nga BE mbi procedurën për eksportin e midhjeve, Ministri Wenzel, garantoi mbështetjen e tij në monitorimin e mbetjeve në prodhimet e detit dhe ofroi asistencën gjermane në këtë proces.

Gjatë takimit, ministri Wenzel u njoh me eksportet në rritje të prodhimeve shqiptare në 6 mujorin e parë të këtij viti dhe theksoi faktin se vetëm garantimi i cilësisë dhe pastërtia e prodhimeve bujqësore shqiptare, është garanci për hyrjen e prodhimeve bujqësore në tregjet e Bashkimit Europian dhe më gjerë.

Te dy ministrat, kanë vlerësuar ecurinë e projekteve të përbashkëta të financuara nga BE duke identifikuar sektorë të caktuar, për bashkëpunime të metejshme me qeverinë gjermane.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al