Panariti: Zhvillimi i ekonomisë shqiptare, i kushtëzuar nga rritja e sektorit bujqësor dhe blegtoral

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti zhvilloi një takim së bashku me kandidatët për deputetë në qarkun e Korçës  në Bulgarec me banorë të zonës.
Ministri paraqiti programin qeverisës të LSI i cili bazohet në 2 shtylla kryesore: bujqësia dhe turizmi.
Duke u ndalur tek sektori bujqësor, Panariti paraqiti para fermerëve propozimin e LSI për 0 tatim mbi fitimin në këtë sektor për 4 vitet e ardhshme, 0 taksat për inputet bujqësore në mënyre që të rriten ekonomia personale dhe indirekt ekonomia kombëtare.
” Duhet të rinegociojmë marrëveshjen e tregtisë së lirë, të mbrojmë prodhimin vendas, prodhimin e importit i cili subvencionohet në vendin e origjinës do t’i kufizohet hyrja në tregun tonë në të njëjtën kohë me prodhimin vendas.Bujqësia duhet të financohet të paktën në nivelin e vendeve të rajonit. Me aq sa ky sektor ka patur në dispozicion këto 4 vite, kemi 2 fishuar eksportet, kemi 3 -fishuar sipërfaqet e serave dhe kemi një numër të konsiderueshëm pika grumbullimi, kemi dhënë ekonomitë shqiptare 2 miliard euro. Unë besoj se me këtë program realist i ndërtuar në mënyrë krejt analitike, do ta çojmë bujqësinë në dyfishim të ardhurave që ajo do të japë”, është shprehur ministri gjatë takimit

“Korça kërkon më shumë pika grumbullimi, fabrika përpunimi sepse njerëzit punëtore të këtij qarku meritojnë mbështetje tonë.Programi i LSI ka një qasje të re, pragmatike ndaj arsimit si bazë solide në formimin e gjeneratës së re” ka vijuar Panariti.

Në fjalën e saj, kandidatja Brunilda Paskali theksoi rolin e grave dhe të rinjve në politikën aktuale.
Rinia shqiptare po vuan papunësinë. Ne duan t’i orientojmë që të shkojnë tek ato profesione të cilat sigurojnë vende pune të mirëpaguara. Plot 100 mijë vende pune vetëm për të rinj.
Gratë sidomos në zonat rurale, të përfitojnë mbështetje financiare me kredi me interesa të ulëta prej 2 % për të nisur një aktivitet. Kemi parashikuar kurse kualifikime sipas zonave ku banojnë, për të mbështetur kontributin e tyre në ekonominë familjare. Pagat deri në 300 mijë lek të mos jenë subjekt tatimi.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al