Panariti: “Zhvillimi i qendrueshëm i peshkimit, premisë e sigurt për rritjen e punësimit në vend”

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti mori pjesë në Ministerialin për Peshkimin në Mesdhe organizuar nga Komisioni Europian në Maltë. Në konferencë ministri Panarit do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët në nivel ministrash, “Malta MedFish4Ever Declaration” mbi të ardhmen e peshkimit në Mesdhe. Panariti i kërkoi Komisionerit Europian, Karmenu Vella rinegocim të kuotave të përpunimit të peshkut duke marrë mbështetjen e tij personale në ndjekjen e gjithë procedurave të nevojshme për finalizimin me sukses të këtij procesi.

Gjtë fjalës së tij Panariti u shpreh:
“Industria e përpunimit të peshkut në Shqipëri është më e madhja në Europën Juglindore. Duhet të vazhdojmë traditën tonë e paçmueshme në përpunimin e peshkut. Zhvillimi i qendrueshëm i peshkimit, premisë e sigurtë për rritjen e punësimit në vend. Shqipëria është duke plotësuar kriteret e vendosura nga Komisioni Europian për të zhvilluar këtë sektor aq të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al