Panariti:LSI do t’i qëndrojë zotimit dhe marrëveshjes bashkëqeverisëse me PS

1471286981panariti1I ftuar në  studion e edicionit qendror të lajmeve në Top Channel, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti nuk foli vetëm për moratoriumin që kufizon tregtimin e mishit vendas. Ai u pyet nga Top Channel mbi zgjedhjet në Dibër dhe raportet mes LSI­-së dhe PS­-së në këtë qark, tashmë pas bërjes publike të kandidaturës së përbashkët për këtë bashki.Panariti tha se LSI do t’i qëndrojë zotimit dhe marrëveshjes bashkëqeverisëse me PS.“Kemi një pakt qeverisës që përfshin qeverisjen qendrore dhe atë lokale dhe LSI ka treguar luajalitet dhe qëndrueshmëri në zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe këtij pakti”, tha ai.

Burimi:(Newsbomb.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al