Moti i keq dhe me reshje shiu vijon prej ditësh në vendin tonë. Fenomen që duket se do të vazhdojë edhe përgjatë ditës së sotme

Sipas asaj që raporton IGJEUM, për sot parashikohen reshje shiu në të gjitha qarqet e vendit. Madje në disa prej tyre priten edhe reshje breshëri dhe rrufe.

TEMPERATURAT

Sot (e martë dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 19 °C

në vendet e ulëta: 7 /19 °C

në vendet malore: 1 / 14 °C