Ditën e nesërme pritet të ketë reshje të dobëta shiu.

Instituti i Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) parashikon që reshje të dobëta do të ketë në pjesën më të madhë të vendit.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 °C në bregdet, ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 7 °C në vendet malore.

NJOFTIMI I PLOTË I IGJEUM:

RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.07) dhe nesër (e enjte, dt.08) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato pritet të bien kryesisht sot pasdite dhe gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 19 °C
në vendet e ulëta: 13 / 18 °C
në vendet malore: 7 / 14 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.07) dhe nesër (e enjte, dt.08) era pritet të fryjë e lehtë.