Paraditja vijon sot me kthjellime në Veri dhe Qendër por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në Jug-Juglindje. Pasditja mbetet me kthjellime në Ultësirën Perëndimore ndërsa shtohen vranësirat në zonat Lindore.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor, ndërsa në det vijon dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëgjes dhe mesditë duke luhatur ekstremumet termike nga 6 në 28 gradë.