Kthjellimet dominojnë gjithë territorin deri në orët e pasdites ku vranësira shfaqen fillimisht në Perëndim dhe gradualisht shtrihen në të gjithë vendin. Mbrëmja sjell mbulim të territorit me vranësira, por pa mundur të gjenerojnë shi.

Sipas Meteolab era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga Veriu-Verilindja, ndërsa në det krijohet dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në të dy ekstremumet termike të ditës, duke variuar nga 11 në 32 gradë.