Mikhail Mishustin është emëruar kryeministër i ri i Rusisë pas dorëheqjes së Dimitry Medvedev dhe gjithë qeverisë ditën e djeshme.

 Mishustin u propozua nga presidenti Vladimir Putin dhe nuk mori asnjë votë kundër në parlament. Ndërkaq mësohet se 41 deputete të partisë Ruse Komuniste nuk votuan për kryeministrin e ri.

Pas dorëheqjes së Medvedev dhe gjithë qeverisë, Presidenti Rus Vladimir Putin është vënë menjëherë në lëvizje për të vendosur Mikhail Mishustin si kryeministër.

Medvedev dorëzoi ditën e djeshme dorëheqjen e tij te Putin pas 8 vitesh në pushtet. Sipas mediave ruse, mësohet se Putini e ka falenderuar Medvedev për punën e bërë gjatë këtyre viteve.

Ndërkohë po nga të njëjtat burime bëhet me dije se presidenti do ta emërojë Medvedev si zëvendës të Këshillit Presidencial të Sigurisë.