Komisioni Atletik i Nevadas (NSAC) ka vendosur pezullimin e Conor McGragor e Khabib Nurmagomedov.

Conor McGragor e Khabib Nurmagomedov janë pezulluar përkohësisht.

Pas hetimit të plotë për ndeshjen në mes tyre në UFC, të dy luftëtarët janë pezulluar për shkak të veprimeve të kryera dhe sherrit, pas duelit në Las Vegas.

Pas fitores së tij, Nurmagomedov ka kërcyer jashtë kafazit për tu ndeshur me ekipin e kundërshtarit.

McGregor pastaj është ndeshur me anëtarë të ekipit të Nurmagomedev, duke plasur një sherr i madh në të gjithë sallën.

UFC mund të vendos nëse Nurmagomedov do ta mbajë rripin e fitores së tij apo jo, por tashmë presidenti i saj Dana White, ka thënë se rusi do ta mbajë titullin e tij.