Kur flitet për firmosjen me lojtar me parametra zero,  Juventusi është ajo që mban titullin, për goditjet që arrin të bëjë, duke marrë lojtarë të niveleve të larta pa asnjë kosto.

Pasi arriti të përfitojë shërbimet e Adrien Rabiot,  Aron Ramsey dhe legjendën Gianluigi Buffon. Juventusi, sipas raporteve që vijnë nga Italia, është gati të firmosë me Hamza Rafia,  një talent franko-tunizian të cilit kontrata me Lyon sapo i ka përfunduar.

Dhe sipas këtyre medieve “Zonja e Vjetër”, është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Rafia,  pa asnjë kosto.

Image