Udhëzimet

E lehtë në përgatitje dhe jashtëzakonisht e shëndetshme.  Pasteli është ëmbëlsira më e vjetër në botë. Ajo ishte shumë e kërkuar në Greqinë e vjetër dhe në Lindjen e Mesme.

Pasteli ose intrion, si njihet ndryshe, përbëhet nga vetëm dy përbërës- mjalti dhe sezami. Por ai është aq i shëndetshëm, sa do të duhej ta gatuante dhe provonte secili.

Receta për këtë ëmbëlsirë daton që para 6.000 vitesh. Ai përmendet edhe në librat e vjetër, ndërsa është e ditur se luftëtarët, përpara nisjes për në betejë, zakonisht kanë ngrënë pasteli, pasi kjo dihej si një ushqim që u jepte forcë.

Gratë ndërkaq, e kanë përdorur atë për të stimuluar punën e hormoneve.

Pasteli ka këto veçori:

Është përplot vitamina dhe minerale

Përmban antioksidantë

Rregullon yndyrën në gjak

Jep energji

Zvogëlon ndjenjën e depresionit

Përmirëson humorin

Ul nivelin e stresit

Për përgatitjen e pastelit do t’iu duhen:

300 gr pastë sezami e njohur si tahini

300 gr mjaltë

Të dy përbërësit trazojini mirë dhe nga ata formoni toptha të vegjël.

Topthat vendosini në frigorifer për t’u forcuar.

Pas kësaj, mund t’i konsumoni.

Ju bëfshin mirë.