Gazetari Çim Peka ka bërë një deklaratë shumë të fortë në emisionin “Open” në Top Channel. Ai u shpreh se do të ketë edhe video të tjera skandali dhe sipas tij do jenë shumë më pranë Ramës se këto të tjerat.

Eni Vasili: A do ketë video të tjera?
Çim Peka: Sjellja e Ramës më thotë që po. Do ketë një video më të madh se dy të parat. Sekreti i Ramës për këtë gjë, tendenca për të defaktorizuar mediat dhe besueshmërinë e tyre dhe të videove do të thotë se ai ka info që ka të tjera. Do ti ketë shumë më afër se të ministrave.