Wesley Sneijder i ka dhënë fund karrierës së lavdishme në futboll.

35 vjeçari e nisi karrierën tek Ajaxi përpara se të kalonte te Real Madridi. Megjithatë, ishte tek Interi i Mourinhos ku ai fitoi gjithçka në vitin 2010.

Mesfushori shtatshkurtër ishte shumë pranë Kupës së Botës, por u mposht nga Spanja një muaj pasi kishte fituar tripletën. Sneijder ishte pa skuadër që prej muajit qershor, kur i skadoi kontrata me ekipin Al Gharafa.