Duke parë formën e dobët pas largimit të Ronaldos, presidenti i Realit, Florentino Perez po mendon të futet fuqishëm në merkaton e janarit.

Përveç transferimit të belgut Eden Hazard, presidenti i Realit, Florentino Perez do të përpiqet që të shfrytëzoi mundësin e transferimit të Eriksen si zëvendësues të Luka Modric që me shumë gjasa verën e ardhshme do të përmbyllë kapitullin me Real Madridin.

Sipas gazetarit te Cope, Paco Gonzalez transferimi i Eriksen mund të bëhet i mundshëm nëse skuadra londineze, Tottenham nuk arrin të kalojë grupin e Champions dhe nëse kjo gjë ndodhë atëherë super mesfushori danez do shqyrtoi mundësin e largimit nga Londra.

Kujtojmë që edhe verën e kaluar Christian Eriksen ishte i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.