Ylli i Tottenhemit, Heung-min Son, përfundoi me sukses shërbimin ushtarak në vendin e tij të lindjes.

Futbollisti 27-vjeçar ka qenë i detyruar që për tre javë të shërbejë në ushtrinë Koresë së Jugut, në bazë të ligjeve të vendit të tij.

Dhe sipas mediave angleze, pas përfundmit me sukes të shërbimit ushtrak, Son tashmë ka lënë Korenë e Jugut dhe ndodhet në Londër.

Shërbimi ushtarak i Son zgjati shumë pak për shkak se në vitin 2018 ai fitoi medaljen e artë për Korenë e Jugut në futboll në lojrat Aziatike dhe shërbimi ushtarak për merita të veçanta ju reduktua nga 21 muaj në 3 javë.

Vetë lojtari i Tottenham sapo ishte kthyer nga një dëmtim në krah nuk do të jetë e nevojshme që të kryejë periudhën e karantimit, vetëm nëse rezulton pozitiv për koronavirusin. Ai do të nisë menjëherë nga stërvitja indidivuale këtë të hënë, me shtetin britanik që do të hedhë hapin e parë drejt rihapjes së futbollit.