Kanë përfunduar 45 minutat e para në miqësoren ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanisë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Në “Elbasan Arena” është zhvilluar një ndeshje e “vakët” pasi ende nuk është shënuar goli i parë duke “fiksuar rezultatin në 0-0.

Kuqezinjë e panuccit humbën disa raste të arta për shënim pasi u treguan të pasaktë përballë portierit kundërshtar, ndërsa Manaj e kishte të pamundur për të udhëhequr repartin e sulmit.

Është e pabesueshme çfarë humbet Grezda, që merr një asist nga Gavazaj dhe nga shumë pranë portës ka goditur jashtë kuadratit.

Në minutën e 25′ Grezda del i vetëm dhe rrëzohet në zonë, gjyqtari kosovar nuk jep penallti duke vijuar lojën.