Të paktën 11 persona janë plagosur gjatë të shtënave me armë pranë qendrës turistike French Quarter në New Orleans.

Dy persona raportohet se janë në gjendje kritike për jetën dhe kanë marrë plumba në gjoks e kraharor.

Ngjarja ndodhi rreth orës lokale 03:20 në Canal Street.

Policia tha se një i dyshuar është kapur në vendin e ngjarjes. Ata po hetojnë nëse i dyshuari ka lidhje me ngjarjen apo jo. Ndërsa nuk janë dhënë detaje të reja. Viktimat janë dërguar të gjithë në spital.

Asnjë oficer nuk u lëndua nga të shënat me armë.

“Fatkeqësisht, kishte kaq shumë njerëz këtu. Ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim se kush po qëllonte. Ne nuk e dimë se si filloi,”-tha oficeri Shaun Ferguson.

French Quarter priti këtë fundjavë shumë pushues që festonin Ditën e Falenderimeve.

Në të njëjtën periudhë në vitin 2016, një burrë u vra dhe nënë të tjerë u plagosën gjatë sulmeve me armë në Bourbon Street.