Përparim Spahiu: Asnjë habi për lajmin e sotëm që Tirana renditet si kryeqyteti i pestë më i shtrenjtë në Evropë.

Pas raportit të publikuar nga “Numbeo” për sa i përket përballimit të blerjes së një apartamenti në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, ku Tirana renditet e 5 si një nga kryeqytetet më të shtrenjta, vjen reagimi i deputetit të LSI-së,Përparim Spahiu.

“S’ka si të ndodhi ndryshe kur droga dhe të ardhurat prej saj janë kthyer si model i zhvillimit ekonomik në vend.S’ka si të ndodhi ndryshe kur Parlamenti dhe Qeveria zgjidhen, apo emërohen më mirë, nga zgjedhje të blera nga droga.”-shkruan Spahiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Asnjë habi për lajmin e sotëm që Tirana rënditet si kryeqyteti i pestë më i shtrenjtë në Evropë.

Madje un shumë shpejt pres që Tirana ta kryesojë këtë renditje.

S’ka si të ndodhi ndryshe kur përpara pak ditësh u ndaluan dy makina plot me euro.

S’ka si të ndodhi ndryshe kur droga dhe të ardhurat prej saj janë kthyer si model i zhvillimit ekonomik në vend.

S’ka si të ndodhi ndryshe kur Parlamenti dhe Qeveria zgjidhen, apo emërohen më mirë, nga zgjedhje të blera nga droga.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al