Përparim Spahiu: Buxheti i qeverisë, ti gëzojmë taksat që vec janë rritur dhe do rriten

Para pak minutash deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një statusi në Facebook  drejtuar ministrit të financës, z. Arben Ahmetaj, duke u shprehur se tatimet dhe taksat vetëm janë rritur nga 2016 dhe do të rriten ende.

Më poshtë është statusi i plotë i z. Spahiu:

Një nga pyetjet drejtuar sot ministrit të financave ishte se a u përmirësuar jetesa e shqiptarëve në vitin 2016, pasi unë besoja fort që nuk kish ndodhur sepse e shohim dhe e kemi përpara syve çdo ditë realitetin…!!!

Se si u përgjigj ai mund ta gjeni në debatin për buxhetin faktik 2016 në Komisionin e Ekonomisë ndërsa të vërtetën e dhimbshme e tha INSTAT:

“Shpenzimet mesatare për konsum të familjeve që përbëjnë 10 për qindëshin më të pasur të shoqërisë u rritën me 14,6 % krahasuar me 2015-ën. Ndërsa për 90 për qindëshin e familjeve të tjera ato u rritën me 0,6 %,” raportoi INSTAT.

Vitin e kaluar çmimet në treg, të shprehura sipas treguesit zyrtar të inflacionit u rritën me 1.3 për qind. Kjo do të thotë se 90 për qind e familjeve kanë blerë 0.7 për qind më pak se sa një vit më parë”.

Ta gëzojmë konsolidimin fiskal, tatime e taksa që veç janë rritur e vazhdojnë të rriten..!!

Ta gëzojmë dhe rritjen ekonomike që nuk pērkthehet në mirëqënie të shumicēs së varfër…!!!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al