Përparim Spahiu: FMN konfirmon shqetësimin e ngritur prej nesh që në janar të këj viti. Problematikën me rimbursimin e TVSH-së

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu me anë të një statusi në Facebook, ka reaguar mbi raportin e FMN, duke  theksuar se shqetësimi i problematikës së rimbursimit të TVSH është ngritur që në janar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht.

Deputeti i LSI ka prekur edhe shqetësimin e mungesës së investimeve të huaja në vend.

POSTIMI I PLOTË:

FMN konfirmon shqetësimin e ngritur prej nesh që në Janar të këj viti. Problematikën me rimbursimin e TVSH-s ku thekson se:

Angazhimet e pambuluara me fonde në buxhetin afatmesëm dhe vonesat në rimbursimin e TVSH-së kanë sjellë akumulimin e detyrimeve të reja të prapambetura prej rreth 0,9 për qind të PBB-së në 2017 (prej të cilave 0,7 për qind rimbursim TVSH-je), që duhet të zgjidhet me shpejtësi.

Gjithashtu FMN ngre dhe shqetësimin për mungesën e investimeve të huaja dhe aftësinë konkurruese ku këtë të fundit e dëmtojnë mungesat e infrastrukturës lidhëse, informaliteti i lartë, vështirësia për të marrë financim dhe kapitali i dobët njerëzor.

Burimi: 9integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al