Përparim Spahiu: Kryeministri nuk e dinte që ishte në Parlament, kur përdori atë fjalor banal, ka menduar që është me miqtë e vet

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu i ftuar në Ora News është prononcuar për sjelljen e kryeministrit Rama në Parlament kohët e fundit, një sjellje që opozita e ka cilësuar si të pahijshme duke e bojkotuar shumë dhunshëm në seancën e djeshme.

Spahiu ka ironizuar fjalorin e përdorur nga kryeministri duke thënë se ai nuk e dinte që në momentet që po fliste ishte në Parlament, por mendonte se ishte me miqtë e tij.

Mbështes të gjitha veprimet e kolegëve të mi në Parlament, që me të drejtë ka ardhur si reagim për shkak të atij fjalori që përdori kryeministri. Kryeministri nuk e dinte që ishte në Parlament, kur përdori atë fjalor banal. Ka menduar që është me miqtë e vet”, ka thënë deputeti i LSI.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al