Përparim Spahiu: Masat dhe punët për parandalimin e përmbytjeve bëhen në Pranverë dhe Verë, prandaj lajmet për probleme prej rreshjeve nga Bulqiza ishin shumë më pak se vitin e kaluar

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku është shprehur se Bashkia Bulqizë falë masave të marra në kohën e duhur parandaloi problemet e shumta nga rreshjet e shiut.

Më poshtë statusi i plotë:

Masat dhe punët për parandalimin e përmbytjeve bëhen në Pranverë dhe Verë, prandaj lajmet për probleme prej rreshjeve nga Bulqiza ishin shumë më pak se vitin e kaluar.

Kjo rrugë do kishte qenë e bllokuar nga uji por dhe shkolla në Fushë Bulqizë bashkë me argjinaturën në Gjoricë rrezikuan shumë më pak se vitin e kaluar.

Bravo Bashkia Bulqizë, edhe pse e kemi thënë shpesh, pa rritje taksash e me të njëjtin buxhet që ka pasur vite më parë.

Burimi(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al