Përparim Spahiu: Ngushëllime familjeve të minatorëve që humbën jetën dhe thirrje për protestë gjithë minatorëve, deri në miratimin e Statusit.

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku i drejtohet dy deputetëve socialistë të qarkut Dibër të cilët votuan kundër statusit të minatorit. Gjithashtu Spahiu shpreh ngushëllimet për dy viktimat të cilët humbën jetën në Klos dhe Bulqizë dhe  bën thirrje minatorëve për protestë deri në miratimin e statusin e minatorit. 

“Dy humbje jete në minierë brënda javës, një në Klos dhe dje në Bulqizë.Po ju të dy, keni diçka tjetër për të thënë, përveç ngushëllimeve të rastit???”- shkruan Spahiu!

Më poshtë postimi i plotë:

Ilir Beqaj dhe Almira Xhembulla, dy deputetë të Rilindjes të Qarkut Dibër, votuan kundër Statusit të Minatorit.

Dy humbje jete në minierë brënda javës, një në Klos dhe dje në Bulqizë.

Un jam pa fjalë, përveçse ngushëllime familjeve dhe thirrje për protestë gjithë minatorëve, deri në miratimin e Statusit.

Po ju të dy, keni diçka tjetër për të thënë, përveç ngushëllimeve të rastit???

Burimi:(integrimi.al/E.P)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al