Përparim Spahiu: Nuk e votova reformën për të goditur juristët profesionistë, por ata që rreshtohen me qeverinë!

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku deklaron se reformën në drejtësi nuk e votoi që nga sistemi të largohen juristët profesionistë dhe ata që nuk rreshtohen me qeverinë. Spahiu shprehet gjithashtu se vendimet e dyshimta, aspak të besueshme dhe jo në barazi para ligjit të strukturave të Vetting-ut, janë de-reformë e rëndë.

Më poshtë statusi i plotë:

Nuk votova reformën për të goditur profesionistët, as për të goditur ata që nuk rreshtohen me Rilindjen.

Kisha dyshime të forta që kjo do të ndodhte. I shpreha ato dyshime dhe më përjashtuan nga grupi parlamentar kur thashë se:

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE! Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit! Çfarë përfaqësojnë këta?!!”

Vendimet e dyshimta, aspak të besueshme dhe jo në barazi para ligjit të strukturave të Vetting, janë de-reformë e rëndë!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al