Përparim Spahiu: Paketa fiskale, aspak incentivuese. Statusi i minatorit një detyrim dhe borxh

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Përparim Spahiu ka qënë sot i ftuar në emisionin “7pa5” ku foli mbi problematikat e parlamentit shqiptar. Ai u fokusua shumë gjithashtu edhe mbi problematikat e popullit të Dibrës ku përmendi dhe Statusin e Minatorit si gjënë më të rëndësishme të cështjeve në rishqyrtim të qeverisë aktuale.

Mëposhtë do të ndiqni intervistën e plotë:

Pse e braktisët dje jo vetëm ju por edhe PD,konferencën e kryetarëve, nga ata u mor vesh por do vazhdojë do jetë strategji ky lloj bojkoti përballë buxhetit?

Besoj dje, kryetari i grupit parlamentar të LSI,Petrit Vasili është sqaruar për situatën e krijuar në mbledhjen e komisionit. Ai ka qenë pjesë e komisionit edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, i dha arsyet e veta për bojkotin e djeshëm kështu që nuk kam më tepër shtesë.

Mund të ishte ndonjë lapsus ajo firma e munguar e Edi Ramës dhe nuk besoj që vetëm për firmën në projekt buxhet…

Mbase ajo që dëgjova dje që është e pafirmosur, më kujton dhe Reformën në Drejtësi të z.Rama kur unë asnjëherë se kam lexuar, asnjëherë sjam marrë me të, jam i gatshëm të firmos çdo lloj drafti por nuk është e njëjta situatë mbase ishte i bindur për reformën në drejtësi që ishte një draft i punuar mirë edhe nga ndërkomvbëtarët edhe nga klasa politike por buxheti normalisht duhet parë duhet kaluar që të japi dhe një mendim të vetin.

Është dokumenti më i rëndësishëm vjetor dhe tradita e do që të këmbëngulni për më shumë investime në zonat tuaja..

Kjo them është pjesa e fundit sa i takon projektbuxhetit, pjesa e investimeve, besoj çdo deputet ose çdo grup parlamentar sjell shqetësimet e zonave edhe sesi secili grup e mendon këtë pjesë. Them që me e rëndësishme është të merremi me paketën fiskale me të ardhurat, me investimet e huaja edhe ato të brendshme, te bizneseve shqiptare dhe të krijojmë lehtësira sa më të mëdha.Ështe viti i pestë, qeveria e majtë nuk e ka fare në referencë si situatë si proces. Unë personalisht jam shprehur edhe gjatë mandatit të përbashkët që kemi pas, kam pasur vërejtjet e mia, sa i takon paketës fiskale, është fare pak incentivuese dhe e shoh të njëtjën gjë që nuk lëviz asgjë dhe nuk ka fare shpresë.

Do të ktheheni për të diskutuar?

Historia e djeshme është, ne nuk kemi pasur takim, mbledhja e grupit parlamentar ishte të hëhën kështu që personalisht unë kam qenë për qëndrim më radikal sa i takon çështjeve pasi çështja kryesore e ditës është 25 qershori. Është një pjesë e madhe deputetësh që janë edhe për masa më radikale. Unë nuk i kam qejf personalisht bojkotet, protestat por kur vjen puna në një situatë të tillë, kur nga gjithë opozita por edhe nga një pjesë e madhe e votuesve shqiptar data 25 qershor njihet si datë jo reale, jo ajo datë që shqiptarët zgjodhën me vullnetin e tyre qeverinë që deshën, them që kjo është tema kryesore e ditës dhe kjo është edhe përtej buxhetit që po kalon kjo qeveri.

Ndryshe thotë qeveria e cila thotë që u votuam për të qeverisur të vetëm,..

Them  që 25 qershori, situata që u krijua pas aktuale, qartësoi mjaft gjërat e asaj që opozita, kryetarja e opozitës, Monika Kryemadhi tha dy ditë pas zgjedhjeve madje 24 orë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Edhe besoj që të gjithë e kemi të qartë se çfarë situata u krijua dhe çfarë zgjedhjesh kishim këtë vit.

ç‘farë do të ndodh, do të merreni ende me 25 qershorin apo do përqëndrohemi te aktualiteti dhe te ajo çka është në fakt?

Siç kam thënë dhe personalisht dhe insistoj që në Shqipëri vazhdohet të ketë zgjedhje të vështira,zgjedhje që unë nuk pres që raportet e ndërkombëtarëve janë ato që janë, diku pozitive diku negative por më tepër e çertifikojmë vet  ne shqiptarët sesa ndërkombëtarët se çertifikimi i kësaj, unë jam shprehur dhe me ambasadorë të huaj edhe me një takim që kam pasur me eurodeputetin Flackeinstein që zgjedhjet e 25 qershorit kanë qenë nga më të këqijat.

Megjithatë jemi te buxheti dhe kjo do jetë përgjatë gjithë muajit, kryefjala deri në 30 nëntor kur do të duhet dhe të miratohet në Kuvendin e Shqiperisë. Por jeni njohur me të?

Po ishte pak e ngjeshur pasi ne para dy ditësh diskutuam miratimin e buxhetit faktik të 2016 ndërkohë që sot fillon prezantimi në komisionin e ekonomisë sa i takon buxhetit të 2018 po mesa dëgjon edhe me sa kalon shumë shpejt vë re që thotë fare pak siç e shpreha dhe në fillim që kjo ekonomi do të ketë investime të huaja dhe kjo ekonomi do të ketë ulje të papunësisë reale jo thjesht regjistrimi i popullsisë që punojnë në të zezë ne drejtorinë e sigurimeve shoqërore. Pra ato 70 mijë vende pune unë e ngrita dhe pyetje në komision të ekonomisë, Ministrit edhe besoj që nuk janë vende të reja pune. Sepse nuk po shohim investitor.

Ministri flet për rritje ekonomike përmes uljes së borxhit. Sa e shikoni të mundur?

Kjo gjuha e rritjes ekonomike e konsolidimit fiskal, këto janë kushte të FMN-së. Pra FMN ka dhënë një kredi dhe e përmendi, marrëdhënia që kemi pas me FMN e para janë detyra shtëpie të qeverisë. Detyrat e shtëpisë së qeverisë dhe ministrisë së financave na shiten si punë të mira për ekonominë, pra është një detyrë shtëpie, konsolidimi fiskal, rritjen e gamës së tatimpaguesve, të zbresim nga evazioni fiskal 40% të paktën të shkojnë 30-20 pasi nuk po shohim edhe masa dhe them që këto terma janë bërë të lodhshme për shqiptarët. Të njëjtën pyetje i drejtova dhe ministrit që i thashë që sa të mirëqenë janë shqiptarët në komisionin e ekonomisë dhe nuk pati përgjigje.Dhe përgjigjen e dha INSTATI me të dhënat  e pasdites ku 90% e shqiptarëve jetojnë me keq sesa më herët.

Edhe në 2016 kur ju ishit në qeverisje…

Në qeverisje ne kemi pasur vërejtjet tona aq sa jemi dëgjuar, normal kemi kaluar buxhetin. Shiko ka diçka në ekonomi nuk ka formula që e zgjidhin situatën. E kanë thënë ekonomistë të mëdhenj që kjo është formula do rrisim taksën do ulim taksën edhe kështu u zgjidh. Por ama reagime duhet të ketë pas asaj që ndodh duhet të bësh një analizë që ndodhi në katër vite. Pra është e njëjta skeme, rritje taksash.

ç‘farë ka sjellë kjo dhe ç‘farë duhet bërë që të ndryshojë?

Absolutisht një nga rritjet më të mëdha të taksave është taksa e pronës pra nëse deri sa të miratohet ky buxhet të pagohen 15 euro për m2 me ato llogari që në kemi bërë nga 1 janari do paguajmë 50 euro në vit.

Këtë e ka dhe pak kusht FMN..

Prandaj them unë që nuk bëjnë analizë, nuk thellohen pra mënyra më e thjeshtë rritje taksash, rritën tatim fitimin nga 10-15% . Tatimin e koorporatave, nuk pati një rezultat në të ardhura pra u rrit 50% nuk reflektoi në të ardhura dhe gjithmonë jemi shprehur për lehtësira fiskale. Para dy ditësh dëgjova Arben Malaj që tha transparencë bisedë me grupin e interesave pra nuk dëgjohen nuk merret parasysh asgje.

Duhen parë si partnerë?

Absolutisht po.

Ne kishim përfaqsuesin e biznesin pak më parë Markun  dhe tha që jemi dakord me lehtësimin e procedurave që po kryen qeveria. Ka premtuar psh që kur shkojnë kontrollet në biznese të mos kërkojnë më liçensa apo leje të cilat i ka marrë në shtet ky biznes.

Këto janë çështje administrative, janë çështje të ditës që bizneset aktuale i kanë problematika të përditshme dhe një lehtësim i tillë nuk është gjë e keqe është shumë e mirë. Po flasim per bizneset e reja që s’po vijnë. Po flasim për investime që s’po vijnë. Po flasim për  jua kemi thënë më herët, konkurrentin tonë Maqedoninë. Pra ju merrni një mesazh që nese investon 5 milion euro, 2 e gjys ju kthehen prapë.Pra janë shumë agresivë ndërkohë që ne nuk e kemi fare në referencë.

Në kohën që ju qeverisnit me PS pse nuk u implementuan forma të tilla siç i ka Maqedonia për tu bërë të konkurrueshëm në rajon?

Besoj duhet të përgjigjet Ministri i Financave dhe ai i mëparshmi dhe ai tani.

I sugjeronit ju?

Absolutisht po, i kemi dhe shkrime dhe sugjerime biseda.

Z.Spahiu ndiheni një zë i fortë me PD në opozitë?

Shiko ne jemi në opozitë, e quaj një hap shumë të rëndësishëm krijimin e një fronti sepse thashë çështja kryesore është çështja e krimit, çështja e drogës, nuk është e ardhmja e Shqipërisë, një situatë e tillë sepse ka edhe momente që njerëz në dëshpërim mendojnë që puna në këto parcela që një të mirë patën në 2016, nuk pati djegje masive të pyjeve. Po ta vini re ndodhi në 2017. Pra absolutisht është një deformim, absolutisht nuk është e ardhmja dhe përsa i takon kësaj çështje unë ndihem mjaft mirë më PD, madje dua të marri pozicionet e mëparshme, më radikale kur s’kam qenë në politikë sesa aktualisht pra më duket më soft sesa LSI përsa i takon kësaj pjese.

Megjithatë një koordinim më i mirë mes jush mund të sillte edhe probleme për mazhorancën sepse votat po ti bashkoni bëheni bashkë, por duket se kur vjen ai momenti për të bashkuar votat ka një lloj….

Nuk është, fronti nuk është një marrëveshje mes partisë sa i takon zgjedhjeve, ose kjo është një fazë tjetër që do çojë në një marrëveshje politike për zgjedhjet e ardhshme. Unë besoj për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme përpara atyre lokale, por është një hap i parë edhe unë them që është një diçka mjaft e mirë krijimi i një fronti të gjerë kundër kësaj të keqeje.

A keni më dyshime që kjo marrëveshja Rama-Basha mund të vazhdojë të jetë duke funksionuar?

Nuk besoj që ka pasur marrëveshje në 17 maj. Ajo ka qenë një, personalisht unë mendoj që ka qenë diçka e rastësishme në presione nga të gjitha kuptimet edhe ishte një darkë që çoi në zgjedhjet që unë fola më herët.

Por që nuk rezultoi çfarëdo ishte.

Pra ne kishim një kod zgjedhor që nuk u lejuan aleancat. Nuk e di pse dhe si, kush e mori këtë vendim pse jo. Kishim, u pamë para faktit të zgjedhjeve që çdo parti ishte më vete, pa program, pra është e papranueshme. Ne kishim vizitën e Ramës në Dibër dhe foli për një mungesë të valëve të celularit dhe nuk bëj rrugë. Pra është një histori që kërkon analizën e vet sa i takon  kjo pjesa 17 deri më 25 edhe them që nuk kishte edhe unë besoj që nuk ka marrëveshje.

Por prapë ajo çka ishte nuk rezultoi pozitive për Levizjen Socialiste për Integrim. I trembeni se mund të ketë sërish tentativa të tilla mes të dy liderëve?

Jo,  Lëvizja Socialiste për Integrim pati rezultatin e saj më të mirin, në një situatë të krijuar ku pothuajse të gjitha partitë kishin drejtuar shigjetat sit ë thuash kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim, sa I takon marrëdhënies me elektoratin, me votat që mori. Ne u rritëm në përqindje, domethënë nga 13 në 17 e ca përqind, rreth 4.5 apo diçka më shumë.

 Një opozitë e fortë e bën qeverinë edhe më të përgjegjshme. A e gjeni ju tek Partia Demokratike këtë opozitë të fortë për t’iu bashkuar?

Tani ne nuk..

Apo ju e shihni më vete, nuk e shihni…

Jo unë nuk mund të hyj në këtë analizë sesi e shoh unë Partinë Demokratike, sepse ne kemi analizën e partisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Themi që jemi mjaft mirë. E kemi thënë edhe më herët që do dëgjojmë më shumë sesa flasim, dëgjojmë problemet e njerëzve, shohim situatën e ekonomisë që është, japim alternativën tonë dhe rezultatet edhe pse në kushtet shumë të vështira të 25 e treguan.

Po njerëzit duan zgjidhje në fund të fundit dhe prandaj ju kanë zgjedhur ju që tu jepni drejtim halleve dhe problemeve që ata kanë. Cili është konstatimi? Dy ditë më parë shkruanit në gazetën e partisë tuaj se ka vërtetë varfëri dhe problem ekonomike në Shqipëri. E merrni feedback-un nga zona që ju përfaqësoni , është problem ajo zonë apo është i gjithë vendi në këtë..

Besoj se edhe në takimin e fundit që kemi pasur unë, më vjen dhe keq ta them që Dibra është zona më e varfër, sepse nuk e, absolutisht nuk e..

Se deputeti i Kukësit thotë që është Kukësi, është pak zona verilindore

Tani pak a shumë zona verilindore është zona më, që nuk i takon normalisht, sepse është zona me pasuri  zona më punëtore.

 

Cili është konstatimi, dy ditë më parë ju shkruanit në gazetën e partisë tuaj se ka vërtetë varfëri dhe probleme ekonomike në Shqipëri, e merrni feedback-un nga zona që ju përfaqësoni apo është një problem i gjithë vendit?

Më vjen vërtetë keq që Dibra është vendi më i varfër, pak a shumë zona veri-lindore, që nuk i takon, sepse është zona me pasuri dhe më punëtore dhe nëse i krijohen kushtet minimale, them që nuk ka nevojë as të emigrojmë . Unë edukimin në Bulqizë e kam marrë, gjimnazi i Peshkopisë ka qënë nga më të njohurit, bëhet fjalë më herët  e bëhet fjalë me atë varfëri dhe me atë situatë që ishte, por ama kemi arritur në kushte ekstreme që nuk ka më vend për shfaqje. Vendimi vjen edhe nga dibranët, durrsakët, tiranasit më 25 qershor që s’ka qënë asnjëherë korrekte që njerëzit zgjedhin atë që mendojnë.

Këmbëngulni edhe personalisht  te statusi i minatorit…

Te statusi i minatorit nuk këmbëngul personalisht, por është një borxh dhe detyrim përtej morales, pra nuk ka më vend diskutimi. Parimisht janë të gjithë dakort, normalisht kaloi para një muaji në prezantimin e Komisionit të Shëndetësisë dhe presim pranimin nga qeveria. Nuk është këmbëngulje, është një borxh.

Çfarë do të ndryshojë me këtë status?

Kemi rastin e para një jave ku një i ri 31 vjeç humbi jetën dhe ka lënë një djal 1 vjeç. Nuk parashikohet asnjë e ardhme pozitive për këtë djalë, nuk parashikohet asnjë.  Kjo është minimalisht që kjo shtresë të pajiset me status. Ne nuk kemi në status për minatorët në këto raste dhe është një padrejtësi.

Çfarë duhet bërë me këtë status?

Shumë e thjeshtë, statusi ka një draft, e diskutojmë, e kalojmë në parim, i marrim nenet më rradhë edhe e kalojmë.

Çfarë do të ndryshojë me këtë status? Çfarë propozoni konkretisht se…

 

Nuk e gjej momentin që të përmend rastin e para një jave, një i ri humbi jetën, 31 vjeç, dhe ka lënë një djalë një vjeç. Nuk ka asnjë mundësi pozitive për të ardhmen e këtij djali. Nuk parashikohet asgjë!

Dhe kjo është minimalisht e domosdoshme që kësaj shtrese t’i jepet një status. Ne kemi status oficeri, kemi status edhe për naftëtarët por nuk iu takon përpara minatorëve. Kjo është një padrejtësi e papranueshme që i është bërë kësaj shtrese.

 

Por çfarë duhet bërë?

Shumë e thjeshtë! Statusi është një draft, ta diskutojmë, ta kalojmë të gjithë në parim, nen për nen, edhe ta kalojmë.

 

Pse zvarritet sepse ka shumë vite që diskutohet?

Kthehemi pak tek 25-a… Shqiptarëve u blihet vota, që shqipëtarët të vihen në presion duhen lënë sa më të varfër që t’u marrësh votën. Kjo histori po ndodh!

 

Por nuk mund të jetë aq e thjeshtë…

Po kaq e thjeshtë është! Nëse ai e ka një status, nëse ai paguhet mirë, do të edukojë fëmijët mirë dhe është shumë e vështirë që politikani të shkojë dhe t’i kërkojë votën.

Pagesën e rregullon tregu sepse jemi në privat…

Ka terma edhe në rregullimin e pagesave, ka terma edhe në rregullimin e ofrimin e shërbimeve shëndetsore pra nëse minatori jeton më mirë, edhe familja e tij jeton më mirë, rriten fëmijë më të shëndetshëm dhe kaq! Duket se ka një skemë, pse ta kalojnë ata, është depozituar një draft tjetër për të cilin u njoftova gjatë një takimi në Prrenjas. Krijohen skema të tilla është thjesht një mashtrim i radhës dhe do hapen probleme që unë nuk i dëshiroj.

Sa prek ky status?

Kam kërkuar nga drejtoria e sigurimeve që të kem shifrat e sakta sepse prandaj edhe presim mendimin e qeverisë. Në takimin në  Prrenjas nga rreth 4000 minatorë që ishin në pjesëmarrës tani jetojnë vetëm rreth 400 minatorë. Pra edhe shifrat edhe llogaritë e mëparëshme besoj janë mjaft të pranueshme që qeveria ta pranojë këtë herë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al