Përparim Spahiu: Për sa kohë që sindikatat luajnë rolin e “këlyshit” të qeverisë, minatorët e naftëtarët janë jetimë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu me anë të një statusi në Facebook ka reaguar ashpër kundër sindikatave duke i cilësuar këto të fundit këlyshë të qeverisë. Spahiu ka vijuar statusin duke theksuar se nuk do të heqë dorë nga miratimi i statusit si garanci supreme që ndalon keqtrajtimin e mintorëve dhe naftëtarëve.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Për sa kohë që sindikatat luajnë rolin e “kelyshit” të qeverisë, minatorët e naftëtaret janë jetimë!

Do doja shumë që LSI dhe opozita të ishte në ballë të atij marshimi, por për fat të keq nuk jemi!

Nuk heq dorë nga miratimi i statusit si garanci supreme që ndalon keqtrajtimin e këtyre punonjësve!

Këlyshet dhe padronët e tyre qeveritarë janë kundër naftëtarëve dhe minatorëve.

Opozita duhet të vihet te ballë të tyre….

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al