Përparim Spahiu: Prokuroria politike, po zbaton me korrektësi urdhërat e qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu me anë të një statusi në Facebook ka akuzuar Prokurorinë se zbaton urdhërat politike të qeverisë Rama. Sipas Spahiut, Prokuroria po arreston opozitën për të mbuluar krimet e qeverisë.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Prokuroria politike, po zbaton me korrektësi urdhërat e qeverisë!

Arreston opozitën për të mbuluar krimet shtetërore që po bën!

Ditën e dielë kërkohet një masë tjetër arresti. Nuk prisnin as deri nesër, por e duan sot për të mbuluar me hi, pisllëkun që bënë me arrestimin idiot në Elbasan!

I uroj Dashit të faktojë pafajsinë e tij, ndonëse në kushte të pabarabarta!

Ndaj me të dhe gjithë popullin opozitar terrorin politik ndaj opozitës. Nuk do ta lemë vendin në dorë të diktatorit!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al