Përparim Spahiu: Propaganda e Ramës për qeverisje gjoja të vogël dhe efiçente!

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar kundër qeverisë me anë të një statusi në Facebook. Spahiu shprehet se shqiptarëve iu janë shtuar hallet dhe se zgjidhje të vetme kanë emigracionin. Në postimin e tij ai vijon më tej duke shkruar se kemi një përgjysmim të numrit të familjeve me ndihmë ekonomike dhe se vihet re rritja e punësimit të militantëve të partisë për zgjedhjet e rradhës.

Më poshtë statusi i plotë:

14,000 persona më shumë, punonjës në sektorin publik në viitn 2017, krahasuar me 2015. Kjo sipas të dhënave të zyrës së statistikave të sigurimeve.

Rezultati?

28,000 halle më shumë për shqiptarët që zgjidhje të vetme kanë emigracionin.

Përgjysmim i numrit të familjeve me ndihmë ekonomike, rritje e punësimit të militantëve të partisë për zgjedhjet e rradhës.

Thjeshtë propagandë me uljen e numrit të ministrive, nga 16 në 11, për gjoja qeverisje të vogël dhe efiçente.

Një llogari e thjeshtë:

400 euro (paga mesatare e nje punonjësi) x 12 (muaj) x 14,000 (numuri i shtuar në dy vite) = 67 Milion euro më shumë paga nga buxheti në vit.

Shifër vërtet e frikshme.

Prandaj dhe zgjidhje e vetme për investime direkte janë PPP-t…

Prandaj s’ka para as për Teatrin me Kulla por, dhe as Kullën me Stadium.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al