Përparim Spahiu: PS ka 10 vite që mashtron minatorët. Protestë deri në miratimin e Statusit.

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook mbi kërkesën e minatorëve për Statusin. Ai shprehet se kërkesa e tyre është një e drejtë e mohuar, dhe se kërkesa për Status është një borxh i të gjitha qeverive por jo më shumë se ai i Partisë Socialiste.

Më poshtë statusi i plotë :

Shumë më tepër minatorë dhe ish-minatorë në protestë sot përpara Kryeministrisë.

Patjetër që më shumë do të jenë pasi kërkesa e tyre është një e drejtë e mohuar, kërkesa e tyre për Status është një borxh i të gjitha qeverive por jo më shumë se ai i Partisë Socialiste.

Nuk janë 5 vite që mashtron por 10 të tilla, si e vetmja forcë politike që ka pasur marrëveshje me sindikatat me premtimin që me ardhjen në pushtet Statusi do të ishte i miratuar.

Janë provuar të gjitha format dhe asgjë nuk është arritur, protesta ngelet e vetmja formë, deri në miratimin e Statusit.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al