Përparim Spahiu: Qeveria bëri 500 milionë euro fasada dhe mezi jep qindarka për të përmbyturit

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, akuzoi qeverinë se ka bërë mbi 500 milion fasada për rregullimin e qyteteve, por nga ana tjetër jep shuma qesharake për të përmbytyrit.

“Qeveria po jep ndihmë financiare qesharake për të përmbyturit, disa orendi që nuk e ndihmojnë situatën e tyre ekonomike. Jemi në një situatë, ku përmbytjet kanë shkatërruar investime dhe kursime të shqiptarëve. Ndërkohë janë harxhuar mbi 500 milion euro vetëm për fasada dhe sheshet qendrore.” – u shpreh Spahiu.

Spahiu u shpreh gjithashtu investimet në sheshet qendrore janë bërë pa studime inxhinierike.

“Edhe pse janë harxhuar 500 milion euro sheshe, ato janë bërë pa investime serioze në kanalizime për shmangien e përmbytjeve. Kanë ardhur ca arkitektë të huaj, kanë bërë qendrat, i kanë fotografuar dhe janë larguar. Ndërkohë në këto projekte nuk ka patur inxhinierë për sheshet.”– shtoi më tej Spahiu.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al