Përparim Spahiu: Qeveria ka vënë në vështirësi falimentimi biznesin gjoja të vogël por për mua më të madhin.

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se janë pikërisht bizneset e vogla që mbajnë barrën kryesore të punësimit në çdo vënd e ku çdo qeveri do tregohej mjaft e kujdesshme me Ta.

Më poshtë statusi i plotë:

Qeveria ka vënë në vështirësi falimentimi biznesin gjoja të vogël por për mua më të madhin.

Janë këto biznese që mbajnë barrën kryesore të punësimit në çdo vënd e ku çdo qeveri do tregohej mjaft e kujdesshme me Ta.

I hoqën detyrimet deri në 5 milion lekë xhirro thjesht përpara zgjedhjeve, dhe si hilacakë që janë rregjistruan në një vit të gjitha bizneset e deklaruara mbi 2 milon lekë, të qartë që pas Qershorit askush s’kish ku të shkonte a fshihej.

Marrëdhënie aspak e sinqertë, a thua se janë armiq e duhej një strategji për ti “mundur”.

Turp i madh!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al