Përparim Spahiu: Qeveria njofton lehtësi fiskale, pra pas pesë vitesh pranon gabimet, pa kërkuar ndjesë për dëmet që solli

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi pas deklaratës së ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, i cili njoftoi lehtësi fiskale për sipërmarret e vogla.

Spahiu ka thënë se qeveria ka pranuar gabimet vetëm pas pesë vitesh, ndërsa ka shtuar se ata kanë humbur besimin e qytetarëve.

POSTIMI I PLOTË:

Qeveria njofton lehtësi fiskale, pra pas pesë vitesh pranon gabimet, pa kërkuar ndjesë për dëmet që solli.

Normal që bëjnë çtë duan pasi zgjedhjet nuk u fituam me program ekonomik, por u grabitën, në kuptimin e plotë të fjalës.

Ju, edhe zero të bëni tatime e taksa, e keni humbur besimin se mund të bëni ekonomi në këtë vënd.

Mund të blini e grabisni vota, por e pamundur “të blini” besimin e investitorëve e bizneseve në Shqipëri!

P.S. Statusi Minatorit ç’po bëhet…?????

Burimi: (integrimi.al/T.I)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al