Përparim Spahiu: Rilindja hipokrizi ndaj minatorëve. Votoi kundër statusit të tyre!

Deklarata për mediat e deputetit të LSI, Përparim Spahiu

Para pak minutash shumica e rilindjes në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë votoi kundra statusit të minatorit propozuar nga unë dhe Grupi Parlamentar i LSI ku me votë mori dhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Ky votim është absolutisht kundra interesave të minatorëve dhe ish-minatorëve që e prisnin atë me padurim dhe për fat të keq u votua kundër politikisht.

Kjo nismë është e ndërrmarë nga unë që nga marsi 2017 dhe rikthyer në shtator pasi në atë periudhë nuk pati as vëmendje dhe as interes për ta diskutuar.

Nisma, iu bë e qartë dhe qeverisë dhe komisionit, është vetëm për qëllimin që minatoret të gëzojnë statusin e munguar për ta.

Pra unë kërkova me këtë status të vendosej drejtësi sociale për atë kategori që i ka dhënë ekonomisë kombëtare aq shumë madje dhe jetën.

Rilindja këtë e quajti shkelje të Kushtetutës.

Para syve të gjithë shqiptareve shohim hipokrizinë dhe demagogjinë e kësaj mazhorance.

Politizimi i këtij projektligji nga rilindja është provë e qartë se qeverisë nuk iu bëhet vonë për të sakrifikuarit dhe ata që bëjnë punë të veshtirësive ekstreme siç janë minatorët.

Mazhoranca ka dhe një shans tjetër pasi nisma do të jetë për diskutim në seancën plenare, iu bëj thirrje të gjithë deputeteve të votojnë pro këtij statusi.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al