Përparim Spahiu: Skandaloz deklarimi i sotëm i Ministrit të Financave, se me urdhër të Kryeministrit s’do të ketë më gjoba.

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me deklaratën e Ministrit Ahmetaj ne takimin e zhvilluar me bizneset e vogla ku Ahmetaj tha se me udhëzim të kryeministrit nuk do ketë gjoba për deklarim të gabuar deri më 31 dhjetor. Spahiu shprehet se është një mashtrim i madh deklarimi i Ministrit të financave që TVSH nuk është taksë e re por e vendosur që në 1996-n,, pasi TVSH për biznesin e vogël është hera e parë që po aplikohet që nga lindja e sistemit tatimor në Shqipëri dhe patjetër që është përgjegjësi e shtuar tatimore për ta.

Më poshtë statusi i plotë:

Skandaloz deklarimi i sotëm i Ministrit të Financave, se me urdhër të Kryeministrit s’do të ketë më gjoba.

Kjo rregullohet me ligj por këta sillen si organizatë mafioze, që vë e heq gjoba sipas qejfit…

Mashtrim i madh deklarimi i Ministrit të financave që TVSH nuk është taksë e re por e vendosur që në1996-n, gënjen, pasi TVSH për biznesin e vogël është hera e parë që po aplikohet që nga lindja e sistemit tatimor në Shqipëri dhe patjetër që është përgjegjësi e shtuar tatimore për ta…

Doktor Zeqo Pilafi, hallet e biznesit të vogël, hallet e minatorëve, hallet e naftëtarëve, emigrimi masiv i të rinjve, ndihma ekonomike, papunësia, nuk zgjidhen si mashtrimet me një elektriçist, para kemerave, për punësim!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al