Përparim Spahiu: Sot Edi Rama harroi fëmijët e minatorëve!

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku shprehet se Edi Rama në urimin e tij për 1 Qershorin la në harresë fëmijët e minatorëve. Ai shkruan gjithashtu se Rama harroi të uronte fëmijët e prindërve që çdo ditë bëjnë punën më të rëndë, të pambrojtur me status të veçantë, pa Statusin e Minatorit.

Më poshtë statusi i plotë:

Sot, Ti mjeshtri i “Mirëmëngjeseve” doja t’u drejtoheshe fëmijëve të Bulqizës mbetur jetimë pasi babai i tyre ka humbur jetën në minierë.

Sot, Ti mjeshtri i “Mirmëngjeseve” doja ti drejtoheshe fëmijëve të minatorit me këmbë të sakatuar në minierë që prej tre ditësh as një vizitë në spital nuk ja bëre dot.

Sot, Ti mjeshtri i “Mirmëngjeseve” doja ti drejtoheshe të gjithë fëmijëve të minatorëve që prindërit e tyre çdo ditë bëjnë punën më të rëndë, të pambrojtur me status të veçantë, pa Statusin e Minatorit…!!!

Vazhdo, bashkëqeveris me qytetarët, se kanë mbetur dhe ca, sa për të mbushur takimet ku ti shkon..!!!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al