Përparim Spahiu: Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Fitimin u ulën me 13.4 për qind duke qenë 15 milionë dollarë më pak.

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku shprehet se të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Fitimin janë ulur si dhe drejton disa pyetje për Ministrinë e Financave mbi rrugën që ajo duhet të ndjekë.

Më poshtë statusi i plotë:

Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Fitimin u ulën me 13.4 për qind duke qenë 15 milionë dollarë më pak.

Gjithashtu të ardhurat nga TVSH, si pasojë e rritjes së çmimeve duhet të ishin rritur të paktën me 2.1 për qind.

Pyetje, ç’rrugë duhet të ndjekë Min Financave:

Rritje të tatimit mbi fitimin?

Rritje 30% të TVSH-së?

Gjoba, shoqëruar pa burg (pasi burgu e kanë kuptuar që ka kosto e s’ju del gjë plus)?

Rritje borxhi për të mbuluar shpenzimet?

Apo të japin Qeverisjen me PPP…????

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al