Përparim Spahiu: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian, nga 30% që ky tregues ishte një vit më parë.

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar në Facebook për situatën e krijuar në Shqipëri duke u bazuar në të dhënat e Eurostat që tregojnë se shqiptarët janë më të varfërit në rajon, madje krahasuar me veten jemi edhe më keq se një vit më parë.

Më poshtë statusi i plotë:

Ky grafik tregon shumë. Janë të dhënat e Eurostat. Tregojnë jo vetëm që jemi më të varfërit në rajon por jemi edhe më keq me veten, krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat për frymë e shqiptarëve janë sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian, nga 30% që ky tregues ishte një vit më parë.

Normal që nëse të ardhurat janë më të pakta edhe konsumi do të jetë më i ulët. Konsum më i ulët do të thotë më pak prodhim a shërbime, do të thotë më pak punë e normalisht më pak të punësuar.

Tani lind pyetja:

Ku ti gjejmë të punësuarit e njoftuar nga KM pak ditë më parë si arritjen më të madhe të shumë qeverisjeve…?????

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al