Përparim Spahiu: Vështirë që me situatën e krijuar paratë e hashashit të hidhen në investime!

Deputeti i LSI Përparim Spahiu, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me TVSH për biznesin e vogël. Ai u shpreh se u tërhoqën nga TVSH për biznesin e vogël por kjo jo se ju dhimbsej por u binden që kostot e mbledhjes së saj do ishin më shumë se të ardhurat.

Më poshtë statusi i plotë:

Shumë mirë që disa prej shqetësimeve që ngritëm në takimin me FMN i dëgjuan. U tërhoqën nga TVSH për biznesin e vogël por kjo jo se ju dhimbsej por u binden që kostot e mbledhjes së saj do ishin më shumë se të ardhurat..!! U tërhoqën nga 6% tatim mbi dividentin. Vendim absurd që do të sillte përfitime vetëm për ata investitorë që quhen “në të zezë”…

Plani 1 miliard investime sdo ta pērmëndi më njeri. Vështirë që me situatën e krijuar paratë e hashashit të hidhen në investime..!! Asnjë incentivë tatimore për investime e investitorë të huaj, ku shumë mirë po na konkurojnë prej vitesh vëndet e rajonit. Kjo do tē thotë që shqiptarë vazhdoni me kërkesat për azil….!!!E vetmja gjë që kanë bërë është mbështetja e investitorëve në hoteleri ku un besoj që është një lëvizje thjesht klienteliste! Janë plotësishtt të paaftë apo e bëjnë me qëllim, këtë e vlerësoni ju më mirë!

Burimi;(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al