Përparim Spahiu:Një tjetër jetë e humbur në minierën e Bulqizës.

Kur kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje në minierat e Bulqizës ku një tjetër minator humbi jetën në punë, Lëvizja Socialiste për Integrim dënon heshtjen e qeverisë lidhur me ngjarjen në fjalë.

Reagimi vjen nga deputeti i LSI-së në Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, i cili përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa shpreh ngushëllimet për familjen e minatorit 62 vjeçar, Medi Hidri, Spahiu shpreh indinjatën e til jo vetëm me kushtet e vështira që përballen minatorët por edhe për5 kushtet që ai i cilëson skandaloze të Spitalit të Bulqizës

Reagimi i plotë i Përparim Spahiu

Një tjetër jetë e humbur në minierën e Bulqizës.

Asnjë fjalë nga Kryeministri, as ngushëllimi i rastit..

Asnjë fjalë Ministria e linjës, as ngushëllimi i rastit..

Por më e rrënda, asnjë fjalë nga Ministrja e Shëndetësisë, e ndodhur në të njëjtën ditë në Bulqizë, për “të dëgjuar e bashkëqeverisur me qytetarët”.

Prej saj nuk desha të dëgjoj ngushëllime, por minimalisht dy fjalë për gjëndjen skandaloze të spitalit të Bulqizës dhe mbase dy fjalë të tjera për Statusin e Minatorit si Ministre edhe e Mirëqënies….

Unë ngushëlloj familjen me lutjen në Zot që të mos ketë më raste vdekje as në Bulqizë e as në të gjithë minierat e tjera…

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al