Përparim Spahiu:Vendosja e pagesave për rrugët e shoqëruar me heqjen e taksës së qarkullimit do të ishte veprimi i duhur!

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku shprehet se duhet ri-parë dhe ri-menduar taksa e qarkullimit pasi kështu siç po veprohet po merren lekët dy herë, edhe nga pagesa e rrugëve dhe nga taksa e qarkullimit.

Më poshtë statusi i plotë:

Nuk ka asgjë të re dhe që shqiptarët nuk e njohin, rrugët me pagesë, por duhet ri-parë dhe ri-menduar taksa e qarkullimit, fonde që duhet ti adresoheshin rrugëve të reja dhe mirëmbajtjes së tyre, taksë që shqiptarët e para-paguajnë me blerjen e naftës, fakt që në Shqipëri nafta ka çmimin më të lartë në rajon.

Vendosja e pagesave për rrugët e shoqëruar me heqjen e taksës së qarkullimit mendoj se do të ishte veprimi i duhur dhe më korrekt, gjë që do çonte dhe në uljen e çmimit të naftës, si produkt bazë energjie.

Kështu si po duan të veprojnë, na meren lekët dy herë, madje dhe tre herë, pasi rrugët deri më sot janë ndërtuar me investim direkt nga buxheti.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al