Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Lezhë – Tiranë, në afërsi të Milotit.

Sipas burimeve, janë përplasur dy automjete, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona që ishin në mjet si pasagjerë.

Të aksidentuarit janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Në autostraden Milot-Rreshen,në “Fushë Milot”, mjeti me  drejtues shtetasin N.K.,59 vjeç, banues në Milot është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin C.V., 55 vjeç,banues në Milot.

Si pasojë e përplasjes, ka marrë demtime shtetasi G.L.,banues në Milot,që ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues C.V.,i cili është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.