Dy trena janë përplasur në Katalonjë, duke lënë të vdekur një person dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Sikurse shkruan “RT”, incidenti ndodhi të premten vonë në Sant Vicenç de Castellet.

Pas përplasjes, dy trenat – që duhej të funksiononin në linja të ndryshme – pësuan dëme të konsiderueshme, por arritën të qëndronin në shina.

Sipas shërbimit lokal të Mbrojtjes Civile, një person u vra, tre prej tyre janë në gjendje kritike dhe 16 të tjerë kanë pësuar plagë më pak të rënda.

Po ashtu njoftohet se së paku 76 pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, dhe 100 të tjerë u larguan nga aksidenti të padëmtuar.

Njerëzit që ndodheshin në tren, janë evakuuar nga vendi i ngjarjes me autobusë.

Shkaku i saktë i incidentit nuk dihet deri më tani. Operatori i trenit njoftoi se do të nisë një hetim të brendshëm për aksidentin.

Personi i vrarë gjatë përplasjes dyshohet se ishte shoferi i trenit që ishte në rrugën e duhur.

Embedded video

Embedded video