Petrika Mele: 10 arsye pse në datë 26 ti duhet të jesh në Bulevardin ‘Dëshmoret e Kombit’, pa dallim partiak

Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, dega Korçë, Petrika Mele me anë të një postimi ka rreshtuar 10 arsyet kryesore se përse një qytetar i Shqipërisë duhet të marrë pjesë në protestën e 26 majit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mele, ka përmbledhur disa nga rastet që gjenden rëndomë në vendin tonë, të cilët sipas tij kanë frikë ti bëjnë like postimit të tij sepse mund të humbin vendin e punës, apo edhe ata të cilët mendojnë që vendi ynë është i pasigurtë.

POSTIMI I PLOTË:

10 arsye pse në datë 26 Ti duhet të jesh në Blv Dëshmoret e Kombit, pa dallim partiak👇🏻

1)Ti qe ke nje biznes te vogel dhe siguron buken e gojës me te , je i detyruar te ulesh qepenat se TVSH dhe tatimoret grabitqarë te moren shpirtin ❗️

2)Ti qe mendon se Shqiperia eshte mberthyer ne darën e papunesise , pasigurise publike dhe varfërise Migjeniane ❗️

3)Ti qe burgosesh, nqs nuk ke paguar energjine elektrike nderkohe qe vellai i Fatmir Xhafes eshte ende i lire dhe ky i fundit akoma minister i brendshem ❗️

4)Ti qe ke dalë ne rruge te madhe ,sepse jo me larg se para nje muaji te eshte prere ndihma ekonomike pa te drejte ❗️

5)Ti qe kur del jashte je i detyruar te mbash mbi supe damkën se Shqiperia eshte Republike Kanabisi , sepse ke patur fatin te kesh minister te brendshem Saimir Tahirin dhe Kryeminister Edi Ramen ❗️

6)Ti qe me te drejte kerkon te ikesh nga Shqiperia sepse ne krye te shtetit ke nje person skizoid me ambicie te medha per veten dhe te vogla per Kombin ❗️

7)Ti qe ke nje automjet modest dhe ke frike te dalesh sepse te pret orteku I gjobave te padrejta❗️

8)Ti qe vuan sot sepse ke shkolla pa arsim dhe spitale pa sherim, nderkohe qe me te madhe te eshte propaganduar reforme ne arsim dhe shendetesi falas ❗️

9)Ti qe besoje per nje drejtesi te pakapur dhe te barabarte per te gjithe , drejtesia sot te fshikullon pa ligj dhe ske më mundesi ku te ankohesh❗️

10)Edhe Ti socialist i ndershem qe me te drejte nuk i jep like statusit sepse mund te te pushojne nga puna dhe qe nen zë pohon se situata ka arritur kulmin , duhet te protestosh , jo per veten por per te ardhmen e femijve te tu

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al