Petrit Sinaj: LSI, forca politike më përfaqësuese, jo vetëm në Berat, por në të gjithë Shqipërinë

Kryetari i LSI-së së Beratit, Petrit Sinaj

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim së Beratit, Petrit Sinaj, është shprehur në fjalën e tij në këtë takim se, LSI është ajo forcë politike, e cila ka bërë dhe do të bëjë gjithnjë diferencën nga partitë e tjera, duke thithur pranë vetes gjithmonë e më shumë atë pjesë të popullatës, e cila është e pavendosur dhe që nuk shkon të votojë në zgjedhje, për arsye se nuk ndihen të përfaqësuar. “Këto ditë kam lexuar disa libra dhe po mendoja se çfarë e bën një popull të ecë përpara në kohë të vështira? Në momente të veçanta të historisë së njerëzimit, popuj të ndryshëm kanë bërë histori jo me pjesën e ‘elitës’ së momentit, jo me pjesën e atyre që morën nga merrte rrjedha e lumenjve të historisë. Por kanë bërë histori me një pjesë të vogël të popullsisë që historianët e quajnë: Mbetja e njerëzimit. (Në kuptimin e mirë). Kjo mbetje e njerëzimit që nuk u prekte nga korrupsioni, nuk u prekte nga ndikimi i të fortëve, ishte ajo mbetje që vazhdoi historinë e kombeve të ndryshme përgjatë mijëvjeçarëve. Dhe në kohë tranzicioni ka grupe të caktuara njerëzish që nuk preken as nga ndikimi i parasë, as nga ndikimi i të fortëve, as nga ndikimi i përfitimeve politike. Por, ruajnë ato që janë vlerat morale njerëzore të grumbulluara nga njerëzimi me breza të tëra. Dhe këto rregulla, këto norma morale, këto kanune të mirëfillta që ne kemi trashëguar si shqiptarë dhe njerëzimi ka trashëguar në mijëra vjet histori, rëndom po shkelen në këto 27 vjet tranzicion. Dhe LSI-a këtu duhet të veçohet si parti politike. Ne si anëtarë dhe simpatizantë të saj këtu duhet të veçojmë pjesën tonë nga kjo gjë. Të bëhemi të veçantë për të tërhequr atë pjesë të popullatës, të votuesve që nuk gjenden të përfaqësuar. Po të marrim rastin e Qarkut të Beratit, gati 48 për qind e atyre që janë në listat e votimit dhe nuk shkojnë të votojnë. Sepse nuk e ndiejnë veten të përfaqësuar në asnjë prej forcave politike, as tek ne si LSI. Dhe ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale për të vajtur, për të përfaqësuar edhe këtë pjesë gri të popullsisë, që në zgjedhjet e ardhshme të votojë për LSI-në. Sepse LSI-a është ajo që bën veçimin dhe do të vazhdojë të bëjë këtë gjë për njerëzit e ndershëm dhe ata të pa përfaqësuar tashmë”, është shprehur ndër të tjera në fjalën e tij, kryetari i LSI-së Berat, Petrit Sinaj.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al