Petrit Vasili: 27 Janari përgjigja kundër mizorisë, kundër pandjeshmërisë së halleve të njerëzve

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në takimin me strukturat e LSI-së së njësisë nr.5 në Tiranë

Me thënë të drejtën, sa herë takohemi në këtë sallë të gjithë së bashku kam gjithmonë të njëjtën ndjesi, shumë të fortë, pasi për ata që janë rishtar në LSI , takimi i parë i Lëvizjes Socialiste për Integrim 14 vjet më parë, në mes të gjithë nepërkave e gjarpërinjve që donin ta mbysnin LSI-në ka qenë pikërisht në këtë sallë, dhe LSI-ja është sot më e fortë se më parë, sepse ka ditur t’i kalojë çdo tallazi. Ky nuk qe për mua tallaz, kemi parë tallaze më të rënda ne në LSI. Ky i 25 Qershorit ishte thjeshtë dhe vetëm faqezezë e një faqeziu dhe kaq as më shumë dhe as më pak. LSI-ja është ajo që ka qenë. 14 vjet , 24, 34, 44 vjet, këtu do jetë.

Do të them vetëm dy gjëra që lidhen edhe me ditën e sotme edhe me datën 27 Janar. Sinqerisht sot  edhe si qytetar, aspak si politikan, por edhe si mjek që është zanati im o patjetërsueshëm, kur pashë sot në mëngjes se si në mënyrën më të pacipë, më mizore, më pa ndjenjë, pashë se si me vete kryeministri merrte një zonjë të nderuar me një problem shëndetësor të vështirë, e merrte me vete dhe përpiqej të rrëmbente, të fitonte nga ajo , nga imazhi, nga ato kamera ca minuta, ca sekonda, ca ditë të vogla pushtet. Se aq me ditë, me orë i ka këto punë se për të ikur është. Thashë me vete ky është njeri i zi, sepse ky përdor edhe vështirësinë më të madhe që ka njeriu që është vështirësia e njeriut. Unë më mirë se të tjerë e di se e kam prekur me dorë për hir të profesionit tim dhe e ndjej veten të lumtur që e kam pasur këtë profesion edhe të vështirë, por edhe që të bënë të provosh këto ndjesi, dhe thashë 27 Janari nuk mjafton për këtë njeri dhe përgjigja për këtë duhet të jetë,  sepse është përgjigja kundër mizorisë, është kundër pandjeshmërisë. Është njeriu që mund të përdori edhe jetën edhe vdekjen.

Do t’ju them edhe një gjë shumë të thjeshtë që desha ta ndaj me ju. Qeverisjet, ka thënë me shumë të drejtë kryetarja e LSI-së, kanë edhe gabimet e tyre. Nuk ka njeri që ka qeverisur dhe nuk ka pasur gabimet e tij, që nuk ka pasur të metat e tij. Të gjithë janë prirur për të bërë një gjë të mirë dhe kanë gabuar shpesh herë edhe nga mungesa e eksperiencës, padashje, me idenë që ti bëjnë shpejtë gjërat. Por, në rastin e këtij kemi të bëjmë me një njeri që jeton për të dëmtuar, jeton për të shkatërruar, jeton për të prishur atë që është e ndërtuar dhe atë që është moralisht e qëndrueshme. Do të shkatërroj edhe atë që është morale, qëndresa dhe thelbi i atdheut tonë që është familja .                                                                                                                                          Do t’ju them një gjë, pse duhet të ngrihemi në 27 Janar?                                                                         Në 27 Janar ne duhet të ngrihemi pa hezituar fare.                                                                         Pse duhet të ngrihemi pa hezituar fare?                                                                                                   Shumë e thjeshtë. Po jap një shembull që të kuptoni se si është puna e liderave, që të kthehem te ai që po diskutoja më parë. Roma, një perandori e madhe që jetoj qindra vjet, kaloj perandorë të shkëlqyer që e ngritën në atë nivel, e cila sot e kësaj dite është një shembull për qytetërimin, për plot gjëra të tjera. Dhe po t’ju pyes unë ju të gjithë në sallë, a kujtoni emrin e ndonjë perandori të madh të Romës, për fat të keq do t’ju kujtohet vetëm një emër i poshtër, i neveritshëm, një emër të cilin Roma s’do ta kujtoj që është Neroni, që e dogji.Ky është Neroni i Shqipërisë, prandaj që mos të mbahet mend kjo e keqe e gjatë, jo në 27 Janar që starton beteja e madhe, por deri ditën e fundit ne nuk duhet të jemi të qetë, sepse ne që kemi moshë më të madhe do u lëmë fëmijëve pas një Neron dhe ata që kanë moshë më të re do ta shikojnë të ardhmen e tyre nëpërmjet një Shqipërie të djegur që vetëm Neronët si puna e këtij mund ta djegin. Pra, në 27 Janar nuk kemi pse të kemi hezitim. Në 27 Janar nuk është dita e flamurëve të partive. Eshtë në rrezik, është në udhëkryq vendi ynë . Është një vend të cilit maskat i dalin në rrugë, çdo ditë vritet një i ri, dikush goditet, dikush grabitet. Grabitet banka, grabiten institucione. Për tërë këtë lemeri ka një emër, mos kërkoni shumë emra. Këta të tjerët janë hiç me bisht. Ka vetëm një emër është ai Neroni që është atje . Në 27 Janar ti vëmë flakën Neronit.

Faleminderit të gjithëve

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al