Petrit Vasili: 367 mijë shqiptarë aplikojnë për llotari amerikane akuza më tragjike për Kryeministrin antipopull

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me shifrat rekord të aplikimeve të shqiptarëve për llotarinë amerikane.

Sipas Vasilit, ndërkohë që mijëra qytetarë duan të ikin nga vendi, Rama që qeveris vendin e quan mëse normale.

Deputeti e ka mbyllur postimin e tij duke theksuar se nuk do që ne të zhbëhemi.

POSTIMI:

Nuk duhet të zhbëhemi.

367 mijË shqiptarë aplikojnë për llotari amerikane akuza më tragjike për Kryeministrin antipopull.
Qindra mijëra shqiptarë duan të ikin nga Shqipëria,ndërsa shqiptari i lig, që qeveris vendin e quan më se normale.
Ditë e zezë për Shqipërinë.
Akuzë më të tmerrshme se kjo nuk mund të ketë. Qindra mijëra shqiptarë akuzojnë direkt kryeministrin.
Kryeministrin e paaftë, shpirttharë,
mizor,grabitqar, që e quan normale, që shqiptarët ikin me mijëra e mijëra.
Kryeministrin që urren njerëzit e këtij vendi aq sa edhe armiqtë me të egër të shqiptarëve do ta kishin zili.
Në qindra mijëra,që ikin janë të gjithë shqiptarët aty, intelektualë,qytetarë të zakonshëm,njerëz të varfër që iu është vrarë çdo shpresë,të rinj,të reja.
Shqipëria që shkretohet përditë nga pasuria më e çmueshme e saj që janë njerëzit e saj.
Çdo fjale me shume eshte pa vlere.Te mbrojme njerezit e bukur te vendit tone te bukur nga njeriu i zi.Ky eshte mision per te gjithe.
Nuk duhet të zhbëhemi

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al