Petrit Vasili: 93.1% e të papunëve në Shqipëri pa asnjë ndihmë financiare dhe kryeministri qesh

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku është shprehur se qeveria regjistron mijëra punësime imagjinare, raporton ulje papunësie inekzistente, rrëfen ulje varferie të paqenë.

Më poshtë statusi i plotë:

93.1% e të papunëve në Shqipëri pa asnjë ndihmë financiare dhe kryeministri qesh…

Vetëm 6.9% e të papunëve në Shqipëri marrin një mbështetje financiare. Shqipëria është e 12 nga fundi në klasifikimin botëror për këtë tregues.

Qeveria është e “qetë”, nuk ka nevojë t’u japë asnjë ndihmë të papunëve, le ta përplasin kokën ku të duan, le t’i bëjnë derman vetes vetë.

Qeveria s’ka kohë të merret me këto punë.

Qeveria regjistron mijëra punësime imagjinare, raporton ulje papunësie inekzistente, rrëfen ulje varferie të paqenë.

Kjo është fytyra sociale e vërtetë objektive, që tregon ILO (organizata botërore e punes).

Kryeministri le të vazhdojë shfaqjet e tij humoristiko – politike për papunësinë e mbështetjen sociale.Treguesit janë kokëfortë dhe shumë dëshpërues.Dhëntë zoti që kryeministri të mos ta quajë edhe

ILO-n si organizate kazani,se po ta vendosë e bën ai, nuk trembet hiç,në fund të fundit aq kupton.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al